SHBA

Edhe pse janë ndarë me njëri tjetrin, Irina Shayk dhe Bradley Cooper janë të vendosur të jenë dy prindër të mirë për vajzën e tyre 2 vjeçe.

Çifti i njohur kanë arritur në një marrëveshje lidhur me kujdestarinë e vajzës së tyre. Sipas ‘TMZ’, dyshja ka vendosur të jetojnë në të njëjtën zonë në qytetin e Neë York. Burimet kanë shtuar se kujdestaria e fëmijës do të jetë në varësi të angazhimeve në punë të të dyve.

Modelja dhe aktori i njohur kanë vendosur të mos e çojnë këtë çështje në gjykatë, por ta zgjidhin midis tyre. Kujtojmë se së fundmi fansat e Irina Shayk kanë akuzuar Lady Gaga-n se është ajo arsyeja pse çifti i dha fund marrëdhënies disa vjeçare. Ndërsa disa ditë më parë modelja bukuroshe është fotografuar me një mashkull rrugëve të New York-ut.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: