Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari, në një deklaratë për mediat ka bërë thirrje që qytetarët t’i bashkohen protestës së 12 nëntorit.

Ai shprehet se Partia e Lirisë është vendosur për të rikthyer llogaridhënien, transparencën, hapjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës për qytetarët.

“Ndaj për këto arsye duhet të protestojmë në 12 nëntor ora 16.00 përpara Kryeministrisë, për grabitjen e qytetarëve të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë për abuzimet me pronat e tyre për shkeljet e ligjit dhe varfërinë në të cilën rilindja e ka futur vendin”, shprehet ai ndër të tjera.

Deklarata e plotë:

Në qershor të vitit 2017 Erion Veliaj, në përpjekje për të justifikuar rritjen e çmimit të ujit, premtoi se brenda 5 viteve, pra në 2022, Tirana do të kishte furnizim 24 orë me ujë. Ndonëse kanë kaluar 5 vite nga ky premtim, sot Tirana jo vetëm që nuk ka 24 orë ujë por ka më pak furnizim seç kishte para 5 vitesh megjithëse çmimin e ka më të lartë.

Ju lutem ndiqni videon se çfarë premtonte Erion Veliaj.

“Duam që brenda 5 viteve, Tirana të ketë ujë 24 orë. E morëm Tiranën me 7 orë ujë në ditë, e kemi me 14 orë dhe duam, siç kemi premtuar, nga 1 janari kur filluam këto investime madhore pasi BERZH-i na besoi kredinë e ujit, deri në fund të mandatit tjetër ne të kemi shkuar nga 14 në 24 orë ujë dhe të ndihemi të gjithë krenar që ishim pjesë e një transformimi jetësor për Tiranën”.

Sot pas 5 vitesh megjithëse familjet e Tiranës nga 40 lekë paguajnë 60 lekë për metër kub ndërsa bizneset kanë tjetër çmim.
Premtimi i Erion Veliajt që drejton prej 8 vitesh Bashkinë e Tiranës për 24 orë ujë dhe për të hequr depozitat nga tarracat e pallateve dhe pse me ccmim shumë herë më të lartë jo vetëm që nuk ka përmirësuar situatën në Tiranë por e ka përkeqësuar.

Ndonëse çmimi i ujit u rrit, sot pas 5 vitesh kryeqyteti vuan ende mungesën e ujit dhe furnizimin me orare që në zona të caktuara nuk shkon më shumë se 10 orë në ditë, madje në disa zona si pjesa e Unazës së Re dhe Yzberishtit shkon më pak se 10 orë në ditë.

Përtej premtimit për 24 orë ujë, Pinoku i Tiranës, Erion Veliaj i ka premtuar banorëve të Unazës së Re dhe Yzberishtit se do të furnizonte me linjën alternative të Bovillës këtë zonë. Megjithë paratë e hedhura, linja e Bovillës që shkon në Unazën Re sot nuk funksionon dhe nuk sjell asnjë metër kub ujë.

Duke harruar premtimin e parë, kryebashkiaku pinok i Tiranës tashmë prej disa muajsh vetëm për efekt elektoral deklaron se këtë do ta realizojë në 2024.
Tiranës nuk i duhet më një kryebashkiak mashtrues që bën çdo gjë për të mbajtur pushtetin.
Koha e mashtrimeve ka marrë fund.

Partia e Lirisë është vendosur për të rikthyer llogaridhënien, transparencën, hapjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës për qytetarët, që zëri i tyre të dëgjohet dhe këshilli bashkiak të luftojë për të mbrojtur interesat e qytetit dhe qytetarëve.

Ndaj për këto arsye duhet të protestojmë në 12 nëntor ora 16.00 përpara Kryeministrisë, për grabitjen e qytetarëve të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë për abuzimet me pronat e tyre për shkeljet e ligjit dhe varfërinë në të cilën rilindja e ka futur vendin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: