Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj i ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka shpjeguar se si mund të realizohen takimet elektorale gjatë pandemisë.

Brataj thotë se në rast se ruhet distanca 2 metra në këto takime, dhe grupet janë të ndara në nga 10 veta jo më shumë, atëhere s’ka asnjë problem.

Madje ai ka kërkuar që partitë politike të jenë të përgjegjshme për njerëzit dhe takimet që po zhvillojnë.

DISKUTIMI NË REAL STORY

MIRA RAKACOLLI: Ishim përballë dy qasjeve, u hap fushata elektorale.PS i kishte në distancë, dhe distanca është primarja. Ishin krejt ndryshe.

SKËNDER BRATAJ: Problemi i 10 vetave ishte tjetër. Pra jo më shumë se 9 veta të një familjeje. Duke ruajtur distancën, të paktën 2 metra. Se dikush bënte pyetjen një politikan hyn në lokal dhe ka 10 tavolina aty me nga 5 veta, por këtu bëhet fjala për mbi 100 veta që s’kanë lidhje me njëra-tjetrën.

PYETJA: Ju thoni se PD mund të mbledhë 140 persona, por të ndarë në grupe 10 nga 10 me distancë?

SKËNDER BRATAJ: Kur ruhet distanca, s’ka problem. Partitë mund të mbledhin njerëz, por me distancë. Janë partitë politike, përgjegjëse për njerëzit. S’i mund të mos mbajnë përgjegjësi për takimet e tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb