Kryeministri britanik, Boris Johnson, tha sot se ai nuk dëshiron një bllokim mbarëkombëtar, me gjithë këshillat e kundërta nga autoritetet shëndetësore dhe në vend të kësaj u bëri thirrje autoriteteve lokale të zbatojnë sistemin e tij të ri me tre nivele.

“Nëse është plotësisht e mundur, unë dua të shmang një bllokim tjetër kombëtar”, tha ai.

“Mbyllja e bizneseve në Kornuoll, ku transmetimi është i ulët, nuk do të ndërpresë transmetimin në Mançester”, shtoi kreu i qeverisë britanike.

Numrat e rasteve të COVID-19 po rriten ndjeshëm në BM.

Statistikat kohët e fundit kanë reegjistruar deri në 20 000 raste të reja të konfirmuara ditore, megjithëse numri aktual ka të ngjarë të jetë më shumë, për shkak të mungesës së testimit.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb