Shtatë vite pas referendumit të Brexit, përqindja e britanikëve që duan që vendi të rikthehet në Bashkimin Europian është rritur në nivelet më të larta .

Një sondazh i YouGov tregon se 58.2% e personave të pyetur do të votonin për rikthim të Britanisë së Madhe në Union, shifra më e lartë kjo në sondazhe që prej vitit 2016.

Sipas të dhënave si britanikët ashtu edhe europianët kanë më pak gjasa që të mendojnë se vendet e tjera do të ndiqnin shembullin e Britanisë për të lënë Bashkimin Europian.

Britanikët janë aq optimist mbi të ardhmen e bllokut, deri në atë masë sa i besojnë më shumë Komisionit Europian sesa qeverisë së tyre sipas anketimit të YouGov.

Edhe në muajin shkurt të këtij viti sipas sondazheve dëshira e britanikëve për rikthim në Bashkimin Europian ishte në nivelin 60%.

Sondazhe mbi dëshirën për të qëndruar  në Bashkimin Europian janë realizuar edhe në vendet që janë aktualisht pjesë Unionit.

62% e Francezëve dhe 63% e Italianëve nuk duan që vendi të lërë Bashkimin Europian.

Shifra më e lartë e atyre që janë të kënaqur mbi anëtarësimin  e vendit të tyre në BE janë në Spanjë me 87%,  në Damimarkë me 70% dhe në Suedi dhe Gjermani me 69%.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb