Britney Spears po shijon në maksimum lirinë e saj dhe është kujdesur që të rregullojë jetën dhe të ribashkohet me miqtë e saj.
Ylli i popit jetoi nën kujdestarinë e detyrueshme të babait të saj për 13 vjet, por tani është e lirë të jetojë jetën e saj si të dojë.

Pak para publikimit të librit për jetën e saj, Britney Spears u takua me dy miq të saj të mirë, për të diskutuar muzikën, por edhe planet e reja profesionale.

Ylli i pop-it shfaqej në foto me Maluman dhe J Balvin. Ndonëse nuk e bëri publike takimin e tyre, ka qenë Maluma ai që ka postuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram.

Në të, dy meshkujt pozojnë me këngëtaren, e cila ka përqafuar J. Balvin, i cili buzëqesh para kamerës.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by MALUMA (@maluma)

Ai ka komentuar postimin e tij: “Kush është si unë i dashuruar?”

Një burim që ishte atje gjatë takimit të tyre i tha Page Six, “Djemtë iu afruan asaj, kështu që ajo dhe ekipi i saj u bashkuan me ta”.

“Të gjithë ishin në humor të mirë. Britney ishte e buzëqeshur dhe e lumtur që u kthye përsëri në Nju Jork për herë të parë pas një kohe”, shtoi ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb