Dasma e shumëpritur e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz më në fund ka dalë në skenë. Luksoze dhe magjepsëse, ato nuk i zhgënjyen pritshmëritë. Djali i David dhe Victoria Beckham dhe vajza e milionerit Nelson Peltz dhe ish modeles Claudia Heffner u betuan për dashuri të përjetshme në vilën luksoze Palm Beach në pronësi të familjes së nuses. Mes të ftuarve në pritjen përrallore shumë emra të njohur, nga Gordon Ramsay tek Serena Williams.

Ceremonia u mbajt me një rit hebre në vilën e mrekullueshme 93 milionë dollarëshe me pamje nga deti. Brooklyn zgjodhi vëllezërit Romeo dhe Cruz si dëshmitarë dhe ata e interpretuan rolin e tyre në mënyrën më të mirë, të veshur elegante me smoking të zi. Harper, motra e vogël e dhëndrit, ishte shoqëruesja e Nicola-s dhe u fotografua e veshur me një fustan të bukur të bardhë me tullumbace dhe një kurorë me lule në kokë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

David Beckham ishte shumë i emocionuar dhe i buzëqeshur veshur smoking, ndërsa Victoria u fotografua teksa ishte dorë për dore me bashkëshortin e saj, ku shfaqej shumë seksi, elegante, me një fustan të gjatë argjendi.
Mes të ftuarve nuk ka kaluar pa u vënë re tenistja Serena Williams, e cila u shfaq me fustanin e saj të bukur çiklamin, ndërsa Venus Williams dukej vezulluese në të zeza. Aktorja Eva Longoria është shfaqur joshëse dhe provokuese me një fustan të zi me një dekolte të thellë.


Aty ishte edhe Gordon Ramsay, një mik i ngushtë i familjes Beckham, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Tana. Harry dhe Meghan Markle munguan në këtë ceremoni dhe nuk u përfshinë as në listën e të ftuarve, sipas burimeve (për besnikëri ndaj William dhe Kate, sipas asaj që përflitet).
Shumë pak foto janë realizuar nga paparacët për bashkëshortët e rinj. Në fotot pas perdeve duket vetëm silueta e Nicola-S me vello në kokë dhe Brooklyn-in duke qëndruar përballë saj. Momenti i po-së ishte shumë emocionues, por ajo që do të vijë më pas me siguri do të jetë më shumë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb