Tendenca e re e flokëve për sezonin e vjeshtës nuk është një ngjyrë e zakonshme, por është një kombinim i dy ngjyrave të veçanta. Nëse jeni duke kërkuar një ngjyrë të re dhe të guximshme të flokëve të vjeshtës, na lejoni t’ju prezantojmë me “bropper“, një kthesë e vërtetë e bruneve në trendin e theksuar të bakrit që ende vijon të dominojë.

Nuk është sekret që flokët e kuq kanë dominuar gjatë dy viteve të fundit, duke filluar nga Megan Fox tek Lily James, Kendall Jenner dhe Ciara. Por ndërsa ecim drejt vjeshtës, ajo nuancë e gjallë po merr një përditësim shumë të këndshëm. Siç shihet, tek yjet si Lindsay Lohan dhe Kehlani, flokët e errët janë kthyer në më të zjarrtë, duke i bërë ato perfekte për sezonin që po afron.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Cila është ngjyra e flokëve Bropper?

Siç mund ta keni kuptuar nga emri, nuanca kombinon ngjyrën kafe dhe bakrin, duke e bërë atë një ngjyrë të shkëlqyer ndërmjet bruneve natyrale, që kërkojnë të ndryshojnë, por pa u bërë dramatike. “Bropper ndryshon nga bakri tipik, sepse përzien tonet natyrale të bazës kafe me ngjyrën e artë dhe të kuqe”,– thotë Lauren Mildice, një koloriste në “Maxine Salon”, në Chicago. “Kjo neutralizon elementin e padëshiruar portokalli në shumicën e bakrit dhe krijon një efekt më të butë, në vend të një toni të ndezur portokalli.“

Ngjyra mund të arrihet lehtësisht në një bazë natyrale kafe, por do t’ju duhet vetëm të bëni pak punë shtesë, nëse keni flokë natyrale bionde ose të zeza. “Bropper arrihet duke përzier pjesë të bakrit dhe nuancave të kafes”,– thotë Mildice. Rezultati përfundimtar është një përzierje e bukur e toneve kafe, bakër dhe e artë. “Është më shumë një ngjyrë bronzi me kanellë”,– thotë ajo.

Si t’i ruani flokët “Bropper” në shtëpi?

Megjithëse ngjyrat e kuqe të flokëve nuk janë aq temperamente sa biondja, ju doni të siguroheni që po kujdeseni siç duhet për stilin tuaj të ri. “Shampo dhe balsam cilësor janë shumë të rëndësishme”,- thotë Mildice. “Duke zgjedhur të gabuarën, mund të përfundoni duke hequr ngjyrën. Sa më shumë hapa të merrni për të mbrojtur ngjyrën, aq më shumë do të zgjasë.”

Uji i ftohtë preferohet gjatë larjes për të ndihmuar në jetëgjatësinë e bojës.

Përdorimi i një mbrojtësi nga nxehtësia gjatë stilimit me mjete të nxehta është gjithashtu i nevojshëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: