Të 27 vendet e BE-së shprehën dje vendosmërinë për të forcuar sigurinë e kufijve të jashtëm të Bllokut dhe miratimin sa më shpejt të legjislacionit europian për heqjen në kohë të përmbajtjeve terroriste nga interneti.

Kjo deklaratë e përbashkët nga ministrat e brendshëm europianë u miratua sot, në vazhdimësi të sulmeve në Francë dhe Austri dhe pesë vjet pas sulmeve xhihadiste të 13 nëntorit 2015 në Paris.

“Ne ripohojmë vendosmërinë tonë për të bërë gjithçka që kemi në fuqinë tonë për të luftuar këtë terror barbar në një mënyrë gjithëpërfshirëse, me të gjitha mjetet në dispozicionin tonë”, thanë ministrat.

Takimi virtual ministror vjen tri ditë pas një minisamiti europian të organizuar nga Parisi, që theksoi nevojën për një përgjigje të shpejtë të koordinuar nga BE-ja për të rritur luftën kundër terrorizmit.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb