Bisedimet postBrexit midis euronegociatorit Michel Barnier dhe homologut të tij britanik, David Frost, u pezulluan dje për shkak të një rasti me COVID-19 në ekipin europian.

 

“Një nga negociatorët në ekipin tim doli pozitiv me COVID-19. Me David Frostin, vendosëm të pezullonim negociatat në nivelin tonë për një periudhë të shkurtër”, shkroi Barnier në Tëitter.

“Ekipet do të vazhdojnë punën e tyre në përputhje të plotë me rregullat”, shtoi ai.

Aktualisht,  do të vazhdojnë vetëm takimet që mund të mbahen nga videokonferenca.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb