Komisioni Europian ka propozuar rritjen e mbrojtjes për spitalet, rrjetet energjetike dhe infrastrukturën tjetër kritike kundër sulmeve kibernetike dhe katastrofave natyrore, sipas një njoftimi për shtyp të botuar sot.

“Reformim i rregullave mbi sigurinë e rrjetit dhe sistemeve të informacionit në të gjithë BE-në në mënyrë që të mbrojmë infrastrukturën dhe shërbimet kritike kundër sulmeve kibernetike, krimit dhe katastrofave natyrore”, sugjeroi ekzekutivi i BE-së në deklaratë.

Në lidhje me rregullat e sigurisë, koncepti i Komisionit Evropian përfshin futjen e një sistemi sanksionesh, që do të lejojë vendosjen e gjobave nëse operatorët e infrastrukturës kritike nuk përmbushin kërkesat e sigurisë.

Për më tepër, rregullorja duhet të shtrihet në fusha të tilla, si administrata publike, sektori i ushqimit dhe prodhimi farmaceutik.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb