BRUKSEL,  – SHBA nuk mund të ketë asnjë partner më të mirë në luftën kundër ndryshimit të klimës, sesa Europa dhe Bashkimi Europian, tha sot në Bruksel i dërguari amerikan për Klimën, John Kerry.

“Ne po përballemi me një krizë të jashtëzakonshme” tha veterani 77-vjeçar i Demokratëve gjatë vizitës që mund të ndihmojë në rivendosjen e marrëdhënieve transatlantike, të acaruara nën administrimin e ish-presidentit amerikan Donald Trump.

Kerry u takua me homologun e tij të Komisionit Europian, zëvendëspresidentin Frans Timmermans, përgjegjës për Klimën dhe presidenten Ursula von der Leyen, midis zyrtarëve të tjerë.

Këto ishin bisedat e para ballë për ballë midis përfaqësuesve të lartë të BE-së dhe SHBA-së, që nga ndryshimi i administratës amerikane në janar.

“Është e mrekullueshme të dish se kemi sërish një mik në Shtëpinë e Bardhë”, iu drejtua Kerry-t von der Leyen Kerry në fillim të bisedimeve.

Të dy, Biden dhe von der Leyen e kanë quajtur veprimin për klimën si një përparësi kryesore të politikës.

Menjëherë pasi Biden mori detyrën, SHBA hyri zyrtarisht në Marrëveshjen e Klimës së Parisit 2015, një veprim i mirëpritur ngrohtësisht nga udhëheqësit europianë.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb