Banka e Shqipërisë bën të ditur se portofoli i kredisë shënoi rritje mesatare vjetore me 3%, gjatë 3-mujorit të dytë 2016.

Sipas BSH-së, rritja i detyrohet më së shumti zgjerimit vjetor të kredisë në lekë, ndërkohë që portofoli i kredisë në valutë është pothuaj i pandryshuar nga një vit më parë.

Ulja e ndjeshme e diferencave në normat e interesit ka bërë që publiku shqiptar të jetë shumë më tepër i interesuar për kredinë në lekë. Ky është një zhvillim mëse i mirëpritur edhe për Bankën e Shqipërisë.

Bankat po i përqendrojnë më shumë përpjekjet për rritjen e kreditimit në segmentin e individëve, ku rreziku është më i shpërndarë dhe mesatarisht, cilësia e portofolit të kredisë është më e mirë.

Ndërkohë, kundrejt bizneseve bankat vijojnë të mbajnë kritere relativisht të shtrënguara kreditimi, përfshi këtu edhe norma më të larta interesi, sidomos në kredinë për kapital qarkullues.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb