Janë luajtur vetëm katër ndeshje së fundmi në NBA, por spektakli nuk ka munguar. Skuadra e Milëaukee Bucks i afrohet gjithnjë e më shumë kreut të renditjes në Konferencën e Lindjes, pas fitores bindëse 135-100 ndaj Neë Orleans. Ky është suksesi i katërt radhazi për Bucks, ku u dallua Giannis Antetokounmpo, me 50 pikë e 13 rebound.

Po në këtë konferencë, bie Miami Heat. Ekipi nga Florida, pas 3 fitoreve radhazi, u mposht nga Charlotte Hornets 122-117, në një ndeshje të ekuilibruar deri në fund. Rozier me 31 pikë dhe Ëashington me 27 bënë diferencën në fushë për vendasit.

Në Perëndim, pas 5 humbjeve radhazi, Memphis rikthehet te fitorja, duke mundur 122-100 Indiana Pacers, me Morant protagonist, autor i një “triple double”, me 27 pikë, 10 rebound e 15 asist. Grizzlies jo vetëm që blindojnë vendin e dytë, por tashmë hedhin vështrimin edhe për nga kreu.

Ndërsa skuadra e Cleveland, falë 29 pikëve të Osman, që e nisi ndeshjen nga stoli, mposhti 122-99 Los Angeles Clippers. Stoli i Clevceland realizoi në total 63 pikë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb