Aktori i njohur, Bud Spencer vdiq në moshën 86-vjeçare. Djali i tij Giuseppe Pedersoli tregon se babai nuk vuajti.
“Na kishte në të gjithë familjen rrotull tij, dhe fjala e fundit e tij ishte: Faleminderit”, citon BBC.

Aktori ishte martuar që prej vitit 1960 me Marian dhe kishte dy vajza dhe një djalë. Emri Bud Spencer ishte emri i tij i artit.
Përveçse si aktor, ai njihej dhe si shpikës pasi zotëronte 12 patenta. Më poshtë një fotoalbum nga jeta e njeriut që mrekulloi miliona shqiptarë.
Carlo Pedersoli, Bud Spencer lindi në jug të Italisë në qytetin Napolit në vitin 1929, por më pas jetoi në Romë ku u bë një notar profesionist. Në vitin 1950, ai u bë italiani i parë që notoi 100 metra nën ujë brenda 1 minute.

Më pas ai braktisi karrierën sportive dhe nisi të luajë në filmat ëestern dhe komedi, krah aktorit Terence Hills. Cifti i aktorëve luajti sëbashku 16 filma, dhe më i famshmi për shqiptarët, është “Kush gjën një mik, gjen një thesar”.

gjen nje mik

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: