Një sipërmarrës 72-vjeçar nga Verucchio, në Rimini i ka dhuruar spitalit në Gaslini, Genova 800 mijë euro pasi mjekët e pediatrisë kishin kuruar dhe shpëtuar nga një tumor në tru nipin, i cili në momentin e diagnostikimit ishte vetëm 2 vjeç. Me këtë shumë spitali ka ngritur më këmbë një ekip me neurologë dhe onkologë të specializuar në medulloblastoma, lloji i tumorit cerebral malinj më i shpeshtë tek fëmijët.

“Nuk e mbaj veten për një njeri të veçantë. Shpresoj vetëm që gjesti im të mbërrijë në zemrën e dikujt tjetër që mund të më ndihmojë”, tha i moshuari për Il Secolo XIX

Takimi mes sipërmarrësit dhe spitalit Gaslini, u bë 5 vite më parë. “Kishin diagnostikuar nipin tim, djalin e vajzës sime, më një tumor cerebral. Në spitalin e Bolognas na kishin thënë që nuk kishte shpresa. Iu drejtuam spitalit në Gaslini dhe për 8 muaj jetuam në Genova. Nga atëherë kanë kaluar 5 vjet: Nipi im frekuenton klasën e dytë fillore dhe është një fëmijë i lumtur”, tregon sipërmarrësi. Maria Luisa Garre është mjekja që ka kuruar fëmijën.

“Kemi kuptuar që i vogli kishte një tumor që mund të hiqnim me një terapi shumë të fortë, që mund të sillte komplikacione, por me mundësinë për të qenë efikase në pak kohë”.

Sipërmarrësi ka bërë donacionin e parë prej 500 mijë eurosh kur situata e të birit ishte përcaktuar e pasigurt, nëse ai do të jetonte.

“Mbetëm të befasuar nga humanizmi i madh që gjetëm në Gaslini. Kështu vendosa që ato para duhet të shërbenin për të përmirësuar kapacitetet e spitalit, duke marrë mjekime më të mirë. Ngrita një komitet kontrolli për të verifikuar përdorimin e mirë të parave. Paratë janë shpenzuar mirë, kështu që dhurova edhe 300 mijë euro menjëherë”. Kanë shërbyer për të marrë një kirurg onkolog, një neuradiolog që rrezikonte të shkonte për të punuar jashtë shtetit dhe një psikologe”, deklaroi sipërmarrësi.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb