Ministri bullgar i Shëndetësisë, Kostadin Angelov sugjeroi sot zgjatjen e gjendjes së urgjencës epidemike deri më 31 mars 2021, si edhe masa më të ashpra antiCOVID-19.

“Masat priten të diskutohen nga qeveria të mërkurën dhe të hyjnë në fuqi nga e premtja, 27 nëntor”, tha ai.

Ministri Angelov i zbuloi masat gjatë një konferencë të jashtëzakonshme shtypi, pas një takimi pune me kryeministrin Bojko Borissov dhe Task Force-n COVID-19.

Masat e propozuara përfshijnë ndalimin e ngjarjeve sportive, konferencave, garave dhe festave private, ekskursioneve, zgjatja e mbylljes së diskove dhe klubeve të natës, mbyllja e të gjitha dyqaneve jothelbësore, përfshirë qendrat tregtare, me përjashtim të farmacive, postave, furnitorëve etj.

Angelov tha se pavarësisht se sa i përgatitur është sistemi i kujdesit shëndetësor, ai nuk mund të përballojë dot një presion të tillë.

Sipas Kryeinspektorit Shëndetësor të Shtetit, Angel Kounchev, numri i personave të shtruar në spital, si edhe i atyre që kanë nevojë për kujdes intensive po rritet.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb