Parlamenti i Bullgarisë rrëzoi sot veton e presidenti Rumen Radev për të mos lejuar votuesit të përdorin fletëvotimi krahas makinave të votimit në zgjedhje.

Parlamenti votoi 124 me 89 në favor të përmbysjes së vetos së Radevit.

Ndryshimi do të thotë se mënyra e votimit me fletë, e hequr kohët e fundit, do të kthehet paralelisht me përdorimin e makinave të votimit.

Radev vuri veton për rifutjen e votimit me fletëvotimi, duke e konsideruar masën si një përpjekje për të ruajtur mundësinë e manipulimit të zgjedhjeve.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb