BULLGARI- Doganierët bullgarë kanë zbuluar dhe konfiskuar 8.7 kg me heroinë në një mjet me targa të Kosovës.

Droga në vlerë rreth gjysmë milioni euro, sipas mediave bullgare, është kapur në pikën doganore Kapitan Andrevo në një mjet Audi, e cila po vinte nga Turqia, me destinacion Kosovën, raporton lajmi.net.

Në automjet ndodheshin dy persona me nënshtetësi malazeze, të cilët janë arrestuar nga policia.

Droga ishte fshehur në tetë pako, në një pjesë të makinës, poshtë ulëseve, në një kasafortë të veçantë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: