BULQIZË-Disa nxënës të një shkollë 9-vjecare në Bulqizë kanë shfaqur ditën e sotme të vjella dhe marrje mendsh. Mësohet se dy prej tyre kanë mbërritur në spital dhe po marrin serume.

Mjeku Shahin Kaja shprehet se, nxënësit kanë mbërritur në spital me të vjella dhe dhimbje koke. Mjeku konfirmon se fëmijët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Nuk dihet shkaku nga se janë sëmurur nxënësit, por dyshohet se helmimi mund të ketë ardhur nga një lloj gazi.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: