Një burrë që e shtyu gruan e tij shtatzënë nga një shkëmb duke i shkaktuar vdekjen për të marrë sigurimin e jetës, është dënuar me burgim të përjetshëm. Hakan Aysal, 40 vjeç, iu tha të martën se ai do të qëndrojë të paktën 30 vjet në burg përpara se gjyqtarët në Gjykatën e Lartë Penale të Fethiye, në Turqinë jugore, të rishikojnë vendimin.

Gjykata kishte dëgjuar më parë se Aysal e shtyu gruan Semra, 32 vjeç, nga një shkëmb 1000 metra në Luginën e Butterfly, një vend shumë i bukur rreth 10 milje në jug të Fethiye në Turqi, në qershor 2018.

Aysal e kishte bindur gruan e tij, e cila kishte frikë nga lartësitë, për të bërë një selfie në buzë të shkëmbit para se ta shtynte atë. Më pas ai u përpoq të fitonte një pagesë sigurimi prej 40,000 paund, nga një policë që e kishte marrë pak kohë përpara se ajo të vdiste.
Hakan Aysal, 40 vjeç, është dënuar me burgim të përjetshëm në Turqi pasi u shpall fajtor për shtyrjen e gruas 7 muajshe shtatzënë Semra, 32 vjeçe.

Aysal e kishte çuar gruan e tij në një vend shumë të bukur mbi 1000 metra lartësi mbi Luginën e Fluturave, në Turqinë jugore, në qershor 2018 dhe aty e ka hedhur poshtë shkëmbinjve atë. Policia u alarmua për vdekjen e dyshimtë, kur Aysal u përpoq të pretendonte për sikuracionin e jetës vetëm disa ditë pasi Semra vdiq.

Aysal, i cili fillimisht e mohoi vrasjen, u përpoq të apelonte në bazë të problemeve të tij mendore pasi u shpall fajtor disa javë më parë – por mjekët që atëherë e shpallën atë të shëndoshë mendërisht.

Ai u dërgua përsëri në gjykatë më 24 tetor në mënyrë që të konfirmohej dënimi i tij. Gjatë gjyqit, dëshmitarët treguan se si Aysal ishte ‘plotësisht i qetë’ teksa kërkoi ndihmë pasi Serma ra për vdekje.

Sait Erturk, një shofer kalimtar i cili u ndalua nga Aysal, e përshkroi atë si ‘të shkujdesur’ dhe tha se nuk erdhi me ta për të kërkuar trupin e gruas së tij.

Z. Erturk i tha gjykatës: “Unë isha duke i dhënë makinës atje kur pashë se dikush po më bënte me dorë dhe ndalova. Hakan erdhi dhe tha se gruaja e tij kishte rënë nga shkëmbi.

“Ne dolëm menjëherë nga makina dhe filluam ta kërkonim, por nuk mund ta shihnim nga ku ishim. Ne u përpoqëm t’i afroheshim skajit për një pamje më të mirë. Hakan nuk erdhi me ne atje poshtë. Aty qëndruam derisa erdhi policia.

“Hakan ishte shumë i shkujdesur dhe i qetë. Ai nuk po sillej si një burrë, gruaja e të cilit sapo kishte rënë nga një shkëmb.’ thanë dëshmitarët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb