TIRANE

Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati i ftuar në emisionin A-Show, në News 24 tha se në Ballkan ka një skenar anti-perëndimor dhe anti-NATO, si dhe ndërhyrje nga Lindja.

Bushati, në fjalën e tij theksoi se në lidhje me rastin gazeta amerikane “New York Times” kishte një artikull të detajuar ku sqaronte ideologjinë e financuar.

“Ajo pse digjet Ballkani, ka një gjë më të thellë. Ka një skenar anti-perëndimor anti-NATO në Maqedoni që është po i njëjti. Ka një ndërhyrje nga Lindja. New York Times e kishte të detajuar për Italinë, Autrinë, ku financohet ideologji anti-NATO. “-tha Bushati.

 (Balkan Web)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb