TIRANË

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në “Twitter” pas ngjarjeve që ndodhën mbrëmjen e sotme në KZAZ-në e Bushatit të vendosur në një shkollë.

Rama thotë se sulmi është shfaqja e egër e dëshpërimit të Bashës, Kryemadhit, Metë e Berishës nga fundi me turp të dielën.

“Sulmi mbi KZAZ e Vaut të Dejës është shfaqja e egër e dëshpërimit të L.Bashës, M.Kryemadhit, I.Metës dhe S.Berishës, nga fundi i sigurt me turp ditën e diel i aventurës së tyre antikombëtare, për të marrë peng zgjedhjet që të marrin peng Shqipërinë #Ndëshkimi do jetë shembullor”, shkruan Rama.

Më tej ai shkruan se ajo që ka ndodhur nuk e ndal dot më gremisjen e të katër aventurierëve.

“As kjo shfaqje turpi dhe asnjë shfaqje tjetër e këtij lloji, nuk e ndal dot më gremisjen e të katër aventurierëve në gropën që hapën për këtë popull e për këtë vend! Kush prek zgjedhjet për llogari të tyre do përballet me të gjithë forcën e ligjit dhe pasojat e paralajmëruara”, shkruan kryeministri.

Rama Tw
Rama Tw

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: