Ish- ministri i jashtëm dhe aktualisht deputeti i PS, Ditmir Bushati i ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka thënë se mes Kosovës dhe Serbisë s’mund të ketë barazi sa i përket krimeve gjatë luftës.

Bushati thotë se nga njëra anë janë krimet e Serbisë në emër të një gjenocidi të spastrimit etnik të popullatës shqiptare në Kosovë, dhe nga ana tjetër krime të supozuara nga disa persona të veshur me uniforma ushtarake nga Kosova që ishte UÇK-ja.

Ai bseon tek pafajësia e Thaçit dhe Veselit por shton se dihej që këto situata mund të vinin pasi janë disa persona në Kosovë që janë në proces nga Tribunali i Hagës.

”E tha dhe kryeministri në parlament, natyrisht që në mënyra të ndryshme, në forma të ndryshme ne dinim që kishte një proces ndaj disa emrave.  Dihej që do vinim në këto lloj situatash. Ideja për të falur krimet ishte për një barazi të krimeve serbe dhe ato të supozuara të UÇK-së. E para s’mund të ketë barazi mes këtyre. Gjenocidi serb përkundrejt personave të veshur si ushtarakë.

Unë besoj në pafajsinë e Thaçit dhe Veselit. Siç kam besuar tek Haradinaj. Përndryshe nuk do ishim në këtë diskutim. Ku ka një aktakuzë, duhet të verifikohet para institucioneve të drejtësisë. Nuk e kam një informacion ligjor të tillë, por edhe nëse do e kisha nuk do jepja.”- tha Bushati.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb