Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka, u shpreh se projekt buxheti për vitin 2023 është buxheti i gomoneve dhe shpopullimit të vendit.

Ai u bëri thirrje shqiptarëve të dalin në protestë më 12 nëntor. Ai tha se ka dy rrugë, ose të bashkohemi përtej interesave politike e për interesin e familjeve dhe fëmijëve shqiptarë, ose të ankohemi kafeneve.

“Asnjë në buxhet për të lehtësuar rritjen e çmimeve. me këtë buxhet qeveria tregoi se ka vetëm një cilësi, pashpirtësi e pangopësi. Buxhet i keq për shqiptarët sepse vetëm rrit shpenzimet. nuk hap vende pune. në çdo vend tjetër ku buxheti dyfishohet e njëjta ndodh me vendet e punës. Çdo qeveri demokratike bën gjithçka ë rrisë vendet e punës. këtu parashikohen yudhëtime me avionë privatë. Xhepat e shqiptarëve bosh luksi i qeveritarëve pa fund.

Buxheti i gomoneve dhe shpopullimit të Shqipërisë. Rama nuk e do këtë vend ndaj harton bashkë me bandën e tij, një buxhet të tillë.
Nuk ka investime në arsim e shëndetësi. Po ikin policët nga puna e po marrin gomonet? Pse po braktise shërbimi informativ?
Kryeministri do të investojë për pistat e formula Uno-s. Keq është Shqipëria për pistat.
Të shtunën në orën 16:00 shqiptarët janë të ftuar të vijnë në protestë. Të bashkohemi përtej bindjeve politike për interesin e familjeve dhe fëmijëve tanë. Për interesin e çdo shqiptari. ose ankohemi kafeve për bandën e sheikut ose dalim në protestë”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: