TIRANE

I ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në News24, ish deputeti i PD Oerd Bylykbashi ka komentuar intervistat e Ramës për mediat italiane si dhe interesin e mediave të huaja për situatën politike në Shqipëri.

Bylykbashi tha se gazetarët e huaj tregojnë interes për Shqipërinë sepse ka një problem që u vjen nga Shqipëria siç është krimi dhe droga.

“Ishte një ofensivë e Ramës 24 orëshe për të pastruar imazhin e tij. Sot bandat janë nëpër institucione sepse përfitojnë paratë publike dhe u duket vetja interesantë me termin oligarkë. Në thelbin e kësaj është Edi Rama me imazhin e  tij të shëmtuar. Gazetaret e huaj kanë drogën dhe rrjetet kriminale të cilët kryejnë veprimtaritë kriminale dhe kthehen në Shqipëri dhe riciklojnë paratë e krimit. Shqipëria është në listën e zezë të vendeve ku riciklohet paraja e zezë. Mediat e huaja kanë hallin e vendeve të tyre. Rama ekspozon më shumë problemin që ka krijuar vetë në Shqipëri. Gazetarët e huaj vijnë ketu sepse ka një problem që u vjen nga Shqipëria sic është krimi dhe droga. Ata po i ofrojnë publikut atë llum që ka krijuar Rama”- tha Bylykbashi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: