Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi sot një bisedë telefonike me Ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmanin.

Cakaj përgjatë telefonatës uroi Ministrin Osmani për suksese të pamatshme në mandatin e tij historik si kryediplomati i parë shqiptar i Maqedonisë së Veriut.

“Për më shumë, pasi ka shërbyer si Zëvendëskryeministër dhe Kryenegociator, ai merr përsipër edhe një përgjegjësi tjetër historike – udhëheqjen politike dhe diplomatike të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.” – theksoi Cakaj në një postim në facebook lidhur me telefonatën e zhvilluar.

Për më tepër, Kryediplomati Cakaj, shprehu gatishmërinë, që me homologun e sapoemëruar në krye të diplomacisë së Maqedonisë së Veriut, të vazhdojnë punën për thellim të mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe, forcim të bashkëpunimit rajonal e rritjen të dinamikës politike për anëtarësim në BE.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb