Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, mori pjesë sot në mbledhjen e rradhës së Komisionit për Integrimin Evropian.

Cakaj raportoi pranë Komisionit lidhur me punën madhore që është bërë deri më sot dhe detyrat e vendosura në të ardhmen, për të përparuar drejt anëtarësimit në BE.

“Pavarësisht pandemisë COVID-19, puna e Shqipërisë për ngritjen e grupit negociator, përgatitjet teknike për zhvillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE dhe përmbushjen e të gjitha detyrimeve që janë përcaktuar nga përfundimet e Këshillit, ka vazhduar pandërprerë.”, -siguroi Cakaj në një reagim në ‘Facebook’ lidhur me pjesëmarrjen e tij në këtë takim.

  • foto galeri
  • foto galeri

Gjithashtu, Kreu i diplomacisë shqiptare theksoi se fillimi i negociatave është jo vetëm kurorëzim i reformave madhore, që ka bërë Shqipëria në pesë prioritetet kyçe por, edhe hapje e detyrave të reja që kërkojnë punën e pakursyer të gjithsecilit e bashkëpunimin e të gjithëve.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: