Grupi parlamentar i PS ka ndarë dhe postet e drejtuesve politikë në qarqet e Shqipërisë.

Tirana do të ndahet në 3 drejtues, ku një prej tyre do të jetë kryebashkiaku Erion Veliaj, teksa do të jenë dhe Elisa Spiropali si dhe Ervin Bushati që do të jetë dhe kryetar.

Safet Gjici do të zëvendësojë në Kukës Ilir Beqajn i cili shkon në Shkodër. Lindita Nikolla do të mbetet në Lezhë.

Ndërkohë më parë u mësua se Edi Rama do të marrë përkohësisht pozicionin e drejtuesit politik të Durrësit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb