TIRANE- Ministri i Financave, Shkëlqim Cani deklaroi sot se ekonomia shqiptare nuk rrezikohet nga kriza që ka ‘pushtuar’ Greqinë. Të njëjtën gjë ka konfirmuar edhe Shefi i FMN-së në Shqipëri Nadeem Ilahi, i cili deklaroi se risku i krizës greke në Shqipëri është i ulët.

Në një konferencë të përbashkët me përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Cani garantoi çdo shqiptar se bankat me kapital grek që operojnë në vend janë të sigurta dhe nuk vend për panik.

“Efektet e situatës greke në ekonominë shqiptare janë nën kontroll, së pasi ajo që po ndodh në Greqi nuk është lajm. Pasi kemi 5 vite që ekonomia jonë po përshtatet me këtë gjendje. Bizneset, aktoret e ekonomisë shqiptare kanë arritur të përfshirën me këtë situatë. Ulja e fuqisë blerëse në Greqia mund të ndëshkoje në eksportet tona, por kjo është një çështje që duhet parë me kohë. Nëse ndodh që të zhvlerësohet monedha, është një efekt i përzier, por supozojmë se do ulet eksport shqiptar në Greqi. Nuk bëhet fjalë që eksporti të ndalojë. Ndoshta duhet parë diçka për bankat shqiptare me kapital grek, si nga ana ligjore dhe nga ana e administrimit të tyre. Ne gjykojmë që këto banka janë në kontrollin e autoriteteve shqiptare. Në kuadër e komitetit dhe gjykimi është që të gjithë treguesit e sistemit bankar shqiptare dhe atyre greke, janë të konsoliduar dhe nuk ka asnjë rrezik për bankat shqiptare.”, deklaroi Cani.

Nga ana tjetër, numri një i Financave në vend deklaroi se autoritetet vendase janë duke ndjekur nga afër situatën që po ndodh shtetin fqinj. “Mund të ulin dërgesat, apo të sjellin depozitat. Janë një mori faktorësh që nuk mund ti faktojmë me efekt negative. Duket pak cinike që të jem i sinqert, që të falin për efekte pozitive. Të gjitha autoritet, bankat qendrore, jemi duke e ndjekur me kujdes situatën dhe së bashku me partnerët ndërkombëtar, kemi shikuar çdo rrisk që mund të shfaqet në këtë drejtim.

Teksa është ndalur tek zhvillimi ekonomik në vend, Cani u shpreh se edhe për vitet në vijim është parashikuar një rritje me 3.5 deri në 4 për qind.

“Duke pasur parasysh se një pjesë e këtyre faktorëve kanë një efekt kalimtar, mbetemi me idenë se rimëkëmbja ekonomike do forcohet gjatë periudhës së dytë të vitit. Duke pasur parasysh vazhdimin e procesit për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura dhe rritjen e konsumit, mendojmë se rritja ekonomike do ti afrohet projeksionit për 3 për qind. Trajektorja e rritjes ekonomike për vitet 2016-2017 do të jetë pranë asaj që është parashikuar dhe më parë, me 3.5 për qind për vitin 2016 dhe 4 për qind për vitin 2017. Tani nisin dhe projektet e mëdha, ku përmend TAP si dhe shpresojmë shumë grek kthimi i ritmit të kreditimit në ekonomi. Lidhur me të ardhurat, ato reflektuan moderimin e rritjes ekonomike në gjysmën e parë të vitit, por u ndikuan dhe nga faktor tranzitor. Siç është rritja ekonomike sipas gjykimit të përbashkët, do të jetë më poshtë se 3 për qind. Jemi të të njëjtit mendim se duhet të jetë rreth 2.7 për qind. Rënia e çmimeve të naftës dhe minerareve të ndryshme do ketë ndikim. Rënia e çmimeve të bursës ka filluar që në tetor të 2014-ës, dhe ka vazhduar gjatë 5-munmjorit të parë të këtij vitit. Janë ulur eksportet e karburanteve, ndërsa çmimi i tyre është ulur deri në 45 për qind. Rënia re normave të interesit është afërisht 38-40 për qind. Efekt ka dhe zhvendosja e importit të disa artikujve, energjia apo prodhimet bujqësore. Një pjesë e efekteve negative janë me natyrë kalimtare.”, deklaroi ministri Cani.

SEJKO: SISTEMI BANKAR SHQIPTAR NUK KA ASNJË NDIKIM DIREKT NGA KRIZA GREKE
Garanci për situatën e qëndrueshme të ekonomisë shqiptare dhe se kriza greke nuk do ketë ndikim negativ në Shqipëri dha dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko. Gjatë fjalë së tij Sejko deklaroi se sistemi bankar nuk ka asnjë ndikim direkt nga kriza greke dhe sigurohet garanci.

“Burimet e zhvillimit afatgjatë të vendit ngelen të qëndrueshme. Ne kemi ndërmarr shumë hapa. Duke marrë shkas nga Zhvillimet në Greqi, ambienti i jashtëm paraqitet sfidues. Politikat ekonomike financiare të vendit duhet ti kujdesim. Do marrim masa afatgjate. Por pritshmërinë e ekonomisë shqiptare janë pozitive. Familjarët dhe bizneset duhet të vazhdojnë ritmin e tyre të konsumit. Në gjykimin tonë goditje pritet te këtë një efekt kalimtar në tregun vendas. Rritja ekonomike pritet të jetë në përmirësim. Ekonomia shqiptare duhet të ngelet në potencial. Banka e Shqipërisë ka kërkuar dhe ka mbështetur kahun e treguesve fiskal. BSH ka filluar masa lehtësuese dhe rregullatorë. Të gjitha këto masa do mbështesin me fonde ekonominë shqiptare. Ekuilibrat ekonomike të vendit janë solid dhe pozicioni i ekonomisë shqiptare është pozitiv. Rritja e kredive me probleme kanë rënë. Garantojmë publikun se sistemi bankar nuk ka asnjë ndikim direkt nga krizës greke dhe sigurohet garanci. Zbatimi i marrëveshjes me FMN garanton siguri, e cila është një polic sigurie. BSH është e angazhuar për ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetin e sigurisë në vend për çmimet dhe stabilitetin financiar. Ne dot ë vazhdojmë të punojmë në drejtim të mbështetjes financiare të vendit. BSH do vazhdojë punën për përsosjen e vazhdueshme të vetë punës në këtë institucion.”, deklaroi Sejko.

ILAHI: SISTEMI BANKAR NË SHQIPËRI ËSHTË TEJET LIKUID, RISKU NGA KRIZA GREKE I ULËT
Shefi i FMN-së në Shqipëri, Nadeem Ilahi ka qenë pozitiv në vlerësimin e ekonomisë shqiptare, ndërsa ka deklaruar se risku që kriza ekonomike të ndikojë në ekonominë shqiptare është i ulët.

“Programi ekonomik i Shqipërisë vijon të jetë në rrugë të mbarë, ka progres, ka shenja të rimëkëmbjes ekonomike. Pritet rimëkëmbje edhe në sektorin e bujqësisë. Më lejoni ti kthehem krizës në Greqi dhe ndikimet në Shqipëri. Kemi diskutuar për ekspozimin që ka Shqipëria ndaj krizës greke. Sistemi bankar në Shqipëri është tejet likuid. Në tërësi mund të themi se bankat me kapital grek në Shqipëri kanë patur ndikim në rënie. Ndikimi i tyre i ulët, risk i ulët. Dërgesat e emigrantëve kanë qenë të rëndësishme në ekonominë shqiptare. Vjen një vëllim i tyre nga Greqia, këto mund të preken nga zhvillimet në Greqi por duhen parë që të kufizohet ndikimi i tyre në ekonomi. Ndërsa risku nga kjo krizë për ekonominë shqiptare është i ulët”, tha Ilahi.

Përsa i përket buxhetit, Shefi i FMN-së deklaroi se në përgjithësi qeveria i ka përmbushur objektivat, duke shtuar se për borxhin duhet një konsolidim fiskal.

“Në përgjithësi qeveria i ka përmbushur objektivat në kuadër të programit. Për borxhin duhet të ketë një konsolidim fiskal edhe në 2016 por do vazhdojmë diskutimet tona. Lidhur me politikën monetare kemi bërë diskutime me BSH-në. Shpresojmë që të gjitha autoritet të vazhdojnë të punojnë për të zgjidhur problemin e kredive problematike.

Për sektorin e energjisë elektrike, reformat ecuri shumë të mirë, aq sa mbështetja që kërkon ky sektor nga buxheti i shtetit ka rënë nën nivelin që prisnim ne. Do donim ta nxisnim qeverinë të vazhdonte reformat në këtë sektor, që ky sektor të krijonte stabilitet”, theksoi Ilahi.

AHMETAJ: QËLLIMI I QEVERISË ËSHTË TË THYEJË TABUNË DISA VJEÇARE TË RRITJES EKONOMIKE MBI 3%
Ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj deklaroi se programi ekonomik i Shqipërisë vazhdon të shënojë progres. Për sa u përket shkëmbimeve tregtare, Ahmetaj tha se Greqia zë 7.3% të volumit.

“Ndajmë të njëjtit konkluzion me FMN që programi ekonomik i Shqipërisë vazhdon të shënojë progres. Duhet të marrim një sërë faktorësh të brendshëm e të jashtëm. E vërtetë që sektorët realë të ekonomisë kanë reaguar pozitivisht. Ekonomia shqiptare ka treguar që është e qëndrueshme. Për shkëmbimet tregtare të dhënat e majit tregojnë se Greqia zë 7.3 % të volumit. Të orientuar nga Gjermania, Spanja, Italia duke ulur fuqinë e ndikimit të ekonomisë greke”, tha Ahmetaj.

Ministri i Ekonomisë theksoi se qëllimi i qeverisë është të thyejë tabunë të rritjes ekonomike mbi 3%. “Ne do të vazhdojmë përpjekjet tona për rritjen ekonomike. Qëllimi i qeverisë është të thyejë tabunë disa vjeçare të rritjes ekonomike mbi 3%. Vazhdimi i reformave strukturore, një prej tyre reforma në energji dhe sigurisht reforma e akreditimit, sinjalet pozitive. Në 3 mujorin e parë është shënuar rekord në tërheqjen e investimeve të huaja. Ka rritje konsumi. Në rekordet zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve ka krijim të vendeve të reja të punës që nga shtatori 2013 deri në prill 2015, në sektorin jobujqësor. Investimet në ekonomi do të vazhdojnë sipas projeksionit”, tha Ahmetaj.

(ed.me/m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: