Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu e përshkroi si zhgënjyes vendimin gjerman për klasifikimin e Turqisë si vend i rrezikshëm për udhëtime për shkak të rasteve me koronavirus duke shtuar se Ankaraja ende kërkon të bindë Berlinin për të ndryshuar qëndrimin e tij.

“Nuk ka asnjë arsye shkencore pas paralajmërimit të udhëtimeve kundër Turqisë”, deklaroi Cavusoglu në një konferencë për shtyp në Antalia.

Ai u shoqërua nga ministri i Turizmit, Mehmet Nuri Ersoy.

Cavusoglu tha se të dy ministrat po planifikojnë një vizitë në Gjermani për promovimin e turizmit.

Turqia është destinacioni i tretë më i njohur i pushimeve për gjermanët, pas Spanjës dhe Italisë.

Në vitin 2019, Turqia priti më shumë se 5 milionë vizitorë nga Gjermania, një rritje me 1,4%, sipas të dhënave të qeverisë.

Turqia fitoi 34,5 miliardë dollarë të ardhura nga turizmi në vitin 2019.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb