Mëngjesin e sotëm pas një lufte 18 ditore me virusin e padukshëm Covid-19, aktori i humorit Koço Devole ndërroi jetë. Ajo çka duket se e rëndoi gjendjen e tij shëndetësore ishte edhe fakti se i ndjeri vuante nga leucemia.

Një nga infermierit e spitalit Infektiv, Korab Gjana ka treguar momentet e fundit të aktorit të humorit. Përmes një postimë në rrjetet sociale ai shkuan se si cdo mënegjes edhe sot kishte shkuar për ta parë dhe e kishte pyetur si ndihej. Infermieri tregoi bisedën e fundit me Devolen i cili është shprehur se virusi po i merrte shpirtin.

  • foto galeri

“Momentet e fundit me Koco Devole. Në mëngjes kur po shikoja me nxitim te sëmuret me radhë… Kur mbërrij tek dhoma e shtrimit te Koços… he mo Koco si je sot?
Ahh mor Korab si te jem me përgjigjet. Cfarë dreq virusi paska qenë ky qe po ma merr shpirtin… Njeriu qe do i mungoj cdokujt! Ky virus s’te kurseu as ty”, shkruan Gjana në rrjetet sociale.

Koço Devole u nda nga jeta në moshën 75-vjeçare pasi ishte infektuar me Covid-19.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: