3 javë përpara fundit, Partizani ndodhet 6 pikë larg “zonës euro”, nëse nuk ndodh ndonjë mrekulli, të kuqtë do të mbyllin një sezon të dështuar në çdo aspekt. Ky ishte skenari më i keq i mundshëm, jashtë europe pas një viti ku dominuan futbollin shqiptar, shumë pak veta e kishin menduar por ja që në futboll mund të ndodh gjithçka. Olsi Rama dhe pjesa tjetër e stafit drejtues nuk dëshirojnë më të rrezikojnë por e konsiderojnë këtë sezon si një mësim të vyer për të ardhmen. Projekti i ri nis me një trajner të ri, një ekspert të futbollit shqiptar, i cili sipas të gjithë gjasave pritet të jetë Ilir Daja. Palët prej kohësh kanë nisur negociatat, e bënë diçka të tillë edhe në janar pas largimit të Franko Lerdës, kanë kontaktuar sërish për të gjetur një akord në parim. Kushti i parë është vendimi që pritet të marrë Gjykata Federale në Zvicër, nëse Skënderbeut do ti mohet sërish europa, atëherë Ilir Daja do të jetë trajneri i lirë për tu transferuar në kryeqytet. Daja kërkon pushtet të plotë, nëse pranon të ulet në bankinën e kuqe, këtë do ta bëj sipas kushteve të tij.

Ilir Daja
Ilir Daja

Trajneri aktual i Skënderbeut kërkon të jetë ai hartuesi i merkatos, ndryshe nga Sormani apo Lerda që pranuan çdo lojtarë që i solli drejtori Rama me stafin e tij. Daja kërkon gjithashtu që në krahë të ketë ndihmësin e tij besnik, Ilir Bozhiqin, trajnerin e portierëve. Drejtuesit e Partizanit janë të gatshëm të pranojnë kërkesat e Ilir Dajës, do të jetë ai i cili do të vendos për lojtarë që mund të largohen, gjithashtu do të ketë në dispozicion një çek të bardhe për të afruar në kryeqytet lojtarët që dëshiron. Projekti i ri i Partizanit parashikon rikthimit sa më shpejt tek titulli dhe mbi të gjitha një rrugëtim të rëndësishëm në europë, objektiva për të cilat Ilir Daja do të jetë përgjegjës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: