Endri Çekiçi nuk është më pjesë e Konyaspor. Lojtari shqiptar, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka bërë me dije se është “divorcuar” me skuadrën turke.

Çekiçi luajti 56 ndeshje në dy sezone në kampionatin turk, ku shënoi 8 gola. “Dy vite të mrekullueshme bashkë. Faleminderit familja e madhe e Koniaspor. Kemi kaluar mes momenteve të mira dhe të këqija, por jam ndjerë gjithmonë si në shtëpi. Kam njohur shumë njerëz të mirë dhe kam bërë disa miq të mirë, kemi krijuar kaq shumë kujtime. Ju uroj të gjithëve më të mirën dhe sa më shumë sukses në të ardhmen” – tha ai.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Endri Çekiçi (@endricekici88)

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb