“Mos e shit votën, më premto se nuk do bëhesh pjesë e rrjetit të korrupsionit në spitalet e vendit, më premto që edhe ti do të kthehesh”, këto e shumë të tjera janë premtime që heronjtë, figura kombëtare që kanë kontribuar në periudha të ndryshme në historinë e Shqipërisë, kërkojnë nga qytetarët në ekspozitën e çelur në zonën këmbësore të qytetit të Korçës.

Qëndresa qytetare me anë të ekspozitës “Premtoi Heroit Tënd” synon ndërgjegjësimin e qytetarëve për t’u distancuar nga fenomeni i korrupsionit dhe shitblerjes së votës.

Qytetarët korçarë nëpërmjet nënshkrimeve do t’u premtojnë heronjve në shenjë zotimi që nuk do të kryejnë korrupsion.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: