Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, është bashkuar me deklaratën e bërë nga Ipeshkvijtë e Kishës Katolike të Shqipërisë, kundër shit-blerjes së votës.

Përmes një shkrimi në “Twitter”, Celibashi i bën thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në votime e të shprehin vullnetin e lirë e të pandikuar.

“I bashkohem apelit të Ipeshkvijnjve të Kishës katolike tё Shqipërisë dhe
@DomGjergji
kundër shitblerjes së votës dhe praktikave negative që cënojnë shprehjen e vullnetit të lirë të qytetarëve. Qytetarë! Merrni pjesë, shprehni vullnetin TUAJ të lirë dhe të pandikuar. VOTONI!”, shkruan Celibashi.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb