TIRANE

Edhe pak ditë na ndajnë nga një nga dasmat më të komentuara. Jonida Vokshi do të kurorëzojë në martesë dashurinë me aktorin dhe producentin e njohur nga Kosova, Besnik Krapi.

Edhe pse janë përpjekur të mbajnë gjithçka sekret, kanë nisur të dalin detajet e para nga ceremonia romantike. Muaj më parë në emisionin “Xing me Ermalin”, Jonida krejt papritur tregoi se është e fejuar dhe se në shtator do kurorëzojë në martesë lidhjen e saj. Shtatori erdhi dhe ftesat u janë dërguar miqve të çiftit.

  • foto galeri
  • foto galeri

Xing.al ka publikuar ftesat e veçanta të cilat janë menduar nga çifti në formën e guaskave të detit dhe të zbukuruara gjithashtu me perla. Çifti kanë vendosur që dasmën e tyre ta realizojnë në bregdet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: