Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Universitetin Ateneo në Manila, Filipine, ku tre persona janë vrarë me armë zjarri.

Sipas mediave të huaja ngjarja ka ndodhur gjatë pjesëmarrjes së maturantëve dhe familjeve të tyre në ceremoninë e diplomimit.

Rose Furigai, një ish-kryetare bashkie e një qyteti provincial, vajza e së cilës ishte mes të diplomuarve për të marrë pjesë në ceremoni, është mes të viktimave, ndërsa kanë ndërruar jetë dhe një bashkëpunëtor i ish-kryebashkiakut dhe një truproje.

Sakaq autori i sulmit është arrestuar, ndërsa dyshohet se sulmi ka qenë i paramenduar por nuk dihen ende shkaqet.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: