TIRANE- Avokati i Mark Frrokut i ka kërkuar Gjykatës së Lartë që të shqyrtojnë kërkesën ndaj klientit të tij. Në një deklaratë për mediat, avokati mbrojtës Saimir Vishaj është shprehur se tashmë është tejkaluar afati për çështjen, pasi data e fundit ka qenë 10 gusht.

Duke i kërkuar Gjykatës që të ndërpresë pushimet dhe të fillojë shqyrtimin e kërkesës, avokati mbrojtës i Frrokut shpjegon edhe detajet e kërkesës.

“Gjykata e Lartë të shqyrtojë kërkesën tonë, pasi është tejkaluar afati. Gjykata të ndërpresë pushimet, pasi afati i fundit ka qenë data 10 gusht. Ne kemi kërkuar të vëmë garanci pasurore, dhe kemi paraqitur kërkesë për të shkuar si të pandehur në Belgjikë. Gjykata e Lartë duhet të japë pëlqimin për këtë kërkesë. I bëjmë apel ambasadës amerikane që të monitorojë procesin, pasi deputeti Mark Frroku është nënshtetas amerikan”, u shpreh avokati Saimir Vishaj.

(b.e/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb