Christophier Galtier do të jetë trajneri i ri i PSG për sezonin që vjen. Tekniku i parisienëve është pyetur për çështje të ndryshme, teksa vëmendjen më të madhe e ka marrë tema e Neymar. Sulmuesi brazilian përflitet për një largim nga kampionët e Francës, ndërsa “timonieri” Galtier jep mendimin e tij.
“Dua që Neymar të qëndrojë këtu me ne. Ai është një lloj lojtari i klasit botëror, të gjithë menaxherët në botë duan lojtarë të lartë si ai.Unë tashmë i kam të qarta idetë për planin tim për Neymar këtu në PSG” – Tha ai.
PSG manager Galtier on Neymar: “I want Neymar to stay here with us. He’s kind of world class player, all the managers in the world want top players like him”. 🚨🇧🇷 #PSG
“I’ve already clear ideas on my plan for Neymar here at PSG”. pic.twitter.com/PjiTpLorlU
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 5, 2022
(BalkanWeb)