TIRANË

Vendimi për refuzimin e azilit për Selami Simsek, ishte fiktiv. Autoritetet nuk bënë asnjë verifikim që të  provonin të kundërtën e pretendimeve të turkut. Me këto argumente, Gjykata e Apelit Administrativ i jep një shuplakë të fortë ministrisë së Brendshme, strukturat brenda së cilës shqyrtuan dhe më pas refuzuan kërkëesën për azil politik të turkut Simsek, i cili pretendon se përndiqet nga shteti turk pasi familjarë të e tij janë mbështetës të lëvizjes Gylen.

Në Vendimin e Apelit Administrativ, të cilin News 24 e disponon të plotë, thuhet se ndër të tjera se gjykata administrative e shkallës së parë, ka gabuar në rastin e SImsek, pasi nuk ka konstatuar fiktivitetin e vendimmarrjes nga drejtoria e Azilit dhe Shtetësisë. Sikurse rezultoi në gjykim, vendimi për refuzimin e azilit, është marrë në po të njëjtën ditë që azilkërkuesi është intervistuar dhe jashtë orarit zyrtar të punës, cka e vendos këtë veprimtari në kundërshtim të plotë me ligjin.

Në vendim thuhet se Simsek u intervistua në orën 21 të mbrëmjes së 9 marsit 2020 dhe vetëm një orë më vonë, institucioni mori vendim për të. Apeli thekson se nuk ka qenë koha e mjaftueshme për të verifikuar faktet.

“Ky është një tregues i qartë se autoritetet shqiptare nuk kanë kryer asnjë vlerësim mbi rreziqet me të cilat përballej z.Selami Şimşek në rast kthimi në Turqi”, thuhet në vendim.

Apeli thotë se nuk janë marrë në konsiderate pretendimet e azilkërkuesit dhe se frika që ai shpreh se në Turqi përndiqet nuk është imagjinare, por e pazbuar në prova.

“Frika e paditesit nuk eshte iluzion si me te padrejte kerkon ta serviri gjykata ne vendimarjen e saj ne asryetimin e vendimit. Porse perdjekja qe u behet anetareve te levizjes politike te etiketuar si “gyleniste” eshte evidentuar nga OKB”, thuhet në vendim. Apeli konstaton gjithashtu se Drejtoria e Azilit dhe Shtetësisë, anashkaloi një hallkë mjaft të rëndësishme, e normuar në ligjin për aizilin, sic është marrja e një rekomandimi UNHCR-ja si perfaqesuese e organizatës Kombeve te Bashkuara OKB në Shqipëri.

Apeli i rrëzoi si të pavlefshme, vendimet e Drejtorisë dhe Komisionit Kombëtar të Azilit duke i dhënë mundësinë atij që të mund të paraqesë një tjetër kërkesë për azil politik në vendin tonë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb