Faza me eliminim direkt në Europa League do të jetë më e ndezur se kurrë, pasi në këtë kompeticion tashmë do të kemi skuadra gjigante, duke filluar nga Barcelona, Juventus, Manchester United, Arsenal, Ajax, pa harruar Sevilla, Sporting Lisbon, Bayer Leverkusen e shumë të tjerë.

Të hënën, gjatë hedhjes së shortit këto skuadra gjithkush nuk do t’i donte t’i kishte përballë. Nëse sezonin e kaluar në finale dolën 2 skuadra që pak kush e priste, këtë herë pritet të jetë ndryshe.

Barcelona merr pjesë për të dytin sezon radhazi në fazën me eliminim direkt në Europa League dhe Xavi me të tijtë do të kërkojë maksimumin. Ndërsa Juventus do të luajë për herë të parë, por mund të jetë edhe një shpëtim për Allegrin nëse arrin të sjellë këtë trofe në Torino.

Kur shikon emrat e skuadra duket se jemi në Champions, por realiteti është i tillë, këto skuadra do të luftojnë për trofeun e dytë më të rëndësishëm në Evropë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb