Eksperti i ekonomisë Besart Kadia duke folur në ‘News24” për pasojat e mundshme ekonomike në Shqipëri nga koronavirusi, deklaroi se mund të ndodhë që të kemi një krizë që zgjat deri 1 vit, duke shtuar se duhet të shtyhen koncesionet sa të kalojë goditja shok.

“Të gjithë janë të prekur në ekonomi për shkak të koronavirusit, por sidomos ata të shërbimeve, që janë të vetë-punësuar, por edhe turizmi. Unë do thosha se ata të turizmit do jenë për mbijetesë, pasi janë anuluar shumë vizita të turistëve. Ata do jenë të prekur.

Do jetë vit i vështirë. Shteti vepron sikur jemi në normalitet, duke investuar në projekte të mëdha. Koncesionet duhen shtyrë, sa të kalojë goditja shok e ekonomisë. Do të duhen 6 muaj që të kthehemi në kushte optimale të shërbimeve në vend. Vëmendja duhet dhënë bizneseve të mëdha, pasi ata do e ndjejnë krizën në plan afatgjatë. Qeveria duhet të marrë para hua për të shlyer bizneset”, tha Kadia.

Besart Kadia deklaroi se kriza mund të zgjasë deri 1 vit, kurse vlerësoi se Banka e Shqipërisë ka vepruar si motrat e saj në rajon e më gjerë.

“Shteti shqiptar duhet të përfshijë edhe para që nuk kontrollohen. Qeveria duhet që të jetë e relaksuar dhe të pranojë cdo lloj paraje ndoshta, sepse kjo e jona është ekonomi e vogël. Duhet të relaksohet roli qeveritar. Mendoj se do të duhet te ulë taksat. E theksoj se turizmi preket në mënyrë të pashmangshme. Ka paqartësi edhe për kohën, prandaj qeveria është e paqartë se cfarë do të bëjë. Kriza ekonomike mund të zgjasë deri në një vit. Banka e Shqipërisë ka vepruar si motrat e veta në të gjithë botën”, u shpreh “, u shpreh Kadia.

Më tej, Kadia theksoi se paketa e ndihmës ekonomike që ka prezantuar qeveria nuk i duket aq efikase dhe se nuk duket se janë kaq shumë persona që përfitojnë direkt.

Për kreditë ndaj bizneseve, më duket sikur është një fond, që shumë pak biznese do të mund ta duan këtë, pasi nuk kanë siguri nëse do kenë sukses. Papunësia në Shqipëri është e madhe, por në letra janë pak. Për ndihmën ekonomike, ne e dimë se para pak kohësh janë hequr nga ndihma ekonomike 2000 familje. Këta familje marrin 100 euro në muaj”, tha Kadia.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb