PSG dhe Liverpool janë konfirmuar sot në krye të grupeve të tyre në Champions League. Parizienët e luajtën sot sfidën e lënë dje në mes me Istanbul Basaksehir pasi lojtarët braktisën ndeshjen duke akuzuar gjyqtarin e 4-t të sfidës për racizëm ndaj zv/trajnerit të turqve.

5 gola shënuan francezët me tripletë të Neymar dhe dygolësh të Mbappe, kurse Basaksehir u mjaftua me golin e Topal sa për statistikë.

Nga ana tjetër Liverpool i mjaftoi barazimi në Danimarkë ndaj Midtjylland për t’u konfirmuar në vendin e parë. Nga ana tjetër Atalanta ka siguruar vendin e dytë dhe kualifikimin pas fitores minimale ndaj Ajax.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb