Napoli ka fituar 2-0 në shtëpi ndaj Frankfurt në ndeshjen e parë të Champions League, ndërsa për t’u kualifikuar sot, napoletanët duhet të menaxhojnë rezultatin. Para këtij takimi që do luhet sonte ka folur trajneri i italianëve, Spalleti.

“Mund të jetë kjo finalja e parë e sezonit, sepse mund të përcaktojë shumë duke parë që do të hynte në historinë e klubit. Gjithsesi, kjo situatë nuk është presion i shtuar për lojtarët e mi, unë jam i qetë dhe ata po ashtu. Nuk duam të bëjmë llogari, do të ishte e gabuar, e dimë që jemi vetëm në 50% të rrugës, asgjë më shumë, asgjë më pak dhe tashmë duhet të mbarojmë punën që kemi nisur”.

“E dimë që do të jetë një ndeshje shumë e fortë dhe e vështirë. Duhet të përsërisim paraqitjen që bëmë në Gjermani dhe të punojmë ashtu siç bëjmë gjithmonë me përulësi dhe shumë përqendrim, duke bërë atë që kemi përgatitur gjatë këtyre ditëve. Është një ndeshje që duhet fituar. Do të duhet zemër, tru, por edhe pak by** për t’ia dalë”, përfundoi Spaletti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: