Barcelona sfidon Napolin të martën në shtëpi, në kuadër të Champions League. Ndeshja e parë ka përfunduar 1-1, ndërsa në aktin e kthimit, katalanasit do synojnë kualifikimin. Trajneri i Barçës, Xavi, është shfaqur besimplotë në konferencën para ndeshjes.

“Ndeshja më e rëndësishme e sezonit? Po, është ndeshje shumë e rëndësishme. Jemi gati dhe kemi entuziazëm. Ka katër vite që nuk luajmë në çerekfinale, duam të garojmë me një rival që edhe pse nuk kalon momentin më të mirë, ka të njëjtën bazë si skuadra që fitoi titullin vitin e kaluar. Ne do të kemi nevojë për mbështetjen e tifozëve dhe shpresojmë që stadiumi të jetë plot. Nuk ka asnjë favorit, shanset janë 50-50, por tifozët mund të na ndihmojnë të kalojmë në fazën tjetër” – tha ai.

Xavi shtoi: “E ardhmja? Ajo që ka rëndësi është klubi, unë tashmë kam një afat. Duhet të jetojmë një natë magjike, nuk i jap përparësi vetes por klubit dhe ekipit. E ardhmja ime nuk ka rëndësi”.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: