Milan i është rikthyer pak lavdisë së dikurshme, duke hedhur një hap për në gjysmëfinale të Champions League pas fitores 1-0 në ndeshjen e parë ndaj Napolit.

Por edhe pse nuk e ka të sigurtë pjesëmarrjen në Champions sezonin e ardhshëm, kuqezinjtë do të ndryshojë tërësisht për sfidën e radhës në Serie A, atë ndaj Bologna-s në transfertë. Sipas “Gazzetta Dello Sport”, Milan do të zbresë në fushë me një ekip krejt tjetër nga ai e mesjavës.

Trajneri Pioli do të kryejë 10 zëvendësime, duke mbajtur në portë vetëm Maignan. Ndërsa 10 lojtarët e tjerë do të ndryshojnë tërësisht. Titullar do të rikthehet De Ketelaere pas më shumë se 40 ditësh, ndërkohë që në sulm do të jetë dyshja Rebic-Origi, të cilët zhgënjyen ndaj Empolit dhe kërkojnë hakmarrje.

Në mesfushë, si i avancuar do të jetë Saelemaekers i mbështetur nga Pobega e Vrancx. Në mbrojtje pritet të luajnë Florenzi, Kalulu, Thiaë e Ballo-Toure.

Gjithçka bëhet që skuadra të ruajë forcat për ndeshjen e kthimit në Champions ndaj Napoli, ditën e martë. Në kampionat Milani renditet në vendin e katërt, një pikë larg Romës së vendit të tretë dhe një pikë më shumë se Inter i vendit të pestë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb