Një dalje mes femrash, ajo ku Charlene e Monakos dhe vajza e saj Gabriella ishin protagoniste. Të mrekullueshme dhe shumë elegante të dyja morën pjesë në Javën e Modës në Monte Carlo, për herë të parë të dyja vetëm. “Më pëlqeu çdo moment i përgatitjes së Princeshës sime për eventin e saj të parë zyrtar. Na pret një mbrëmje e bukur me çmimet e modës”, ka shkruar me krenari bashkëshortja e Albertos, duke postuar në rrjetet sociale një foto në të cilën ajo përqafon me butësi vajzën e saj para eventit.

Charlene ka qenë gjithmonë një adhuruese e madhe e modës dhe pasioni i saj duket se ka kaluar tek vajza e saj Gabriella. Në fund të fundit, vajza e vogël me siguri do të ketë trashëguar edhe shijen dhe elegancën e patëmetë të gjyshes Grace Kelly, ikona e padiskutueshme e stilit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

E në fakt, vogëlushja me fustanin e saj me lule, pozon e sigurt, e buzëqeshur dhe e emocionuar, ndërsa së bashku me nënën e saj i jep çmimin stilistit Abdul Al-Romaiza.

Edhe Princi Albert, duket se është krenar për femrat e tij dhe feston me shumë foto sociale. Charlene, e rikthyer nga një periudhë e trazuar shëndetësore dhe sentimentale për një herë shfaqet e qetë, e qeshur dhe e ndritshme teksa shijon mbrëmjen me vajzën.

(Tgcom24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb