SHBA-Moderatori prej 30 vjetësh i televizionit amerikan “CNN”, Jim Clancy, ka dhënë dorëheqjen pas disa mesazheve në rrjetin social “Twitter” rreth sulmit terrorist në revistën satirike franceze “Charlie Hebdo”, ku mbetën të vrarë 12 persona. Ai kishte shkruar në “Twitter” rreth karikaturave që kishte publikuar kjo revistë për profetin Muhamed, dhe më pas nisi të kritikojë mbështetësit e Izraelit duke debatuar me përdorues të tjerë të këtij rrjeti social.

Që nga ai moment llogaria në Twitter e moderatorit Clancy është mbyllur, por mesazhet e tij janë publikuar në faqe të ndryshme interneti. CNN konfirmoi dy ditë më parë se moderatori Clancy është larguar nga ky televizion, por mohoi fjalët se largimi i tij ka lidhje me mesazhet në Twitter. “Karikaturat nuk e kanë vënë asnjëherë në lojë Profetin. Ato vënë në lojë mënyrën sesi frikacakët përpiqet të shtrembërojnë fjalën e tij”-shkroi më 7 janar. Mesazhi i tij është ripostuar 600 herë nga përdorues të Twitter-it. Disa e kanë quajtur të pavërtetë mesazhin e Clencyt duke I thënë atij se duhet t’i shohë mirë karikaturat e Muhamedit pastaj të bëjë një postim të tillë në Twitter.

(d.b/j.knezi/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: