ANGLI

Chelsea ka bërë një ofertë zyrtare në adresë të PSG për bomberin uruguajan Edison Cavani. 33- vjeçari nuk po gjen më hapësira në ekip pasi duket se treshja Neymar- Icardi- Mbappe është e pazëvendësueshme.

Nga ana tjetër sulmuesi kryesor i Chelsea, Tammy Abraham pësoi një dëmtim mbrëmjen e djeshme në barazimin 2-2 në derbin e Londrës përballë Arsenal dhe në një moment kur i pret një angazhim në tre kompeticione me ndeshje delikate Lampard nuk mund të rrezikojë.

Ka qenë pikërisht trajneri i bluve i cili për Cavanin është shprehur ‘’Më ka pëlqyer gjithmonë mentaliteti dhe qëndrimet e tij’’.

Mediat angleze shkruajnë se nëse Chelsea do të huazojë Cavanin duhet të derdhë në arkat e parizienëve 12.6 milion paund. Por nga ana tjetër prindërit e Cavanit janë shprehur se sulmuesi kërkon kalimin tek Atletico Madrid.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb